Zero One 2020 shpk është një kompani që operon në fushën e teknologjisë së informacionit. Jemi në tregun shqiptar që prej tetorit 2009. Prej shumë vitesh kemi operuar në fushën e tregëtimit dhe riparimit të produkteve elektronike si: kompjutera, laptop, server, printera dhe të gjithë aksesorët përkatës.
Puna në këtë fushë na bëri të vetëdijshëm për mundësit që ky sector ofronë dhe vit pas viti jemi fokusuar në zgjerimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve, duke mbajtur si prioritet, profesionalizmin dhe korrektësinë. Të shumta janë kompanitë që na i kanë besuar mirëmbajtjen dhe zvillimin e sistemeve kompjuterike, administrimin e rrjetit, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e faqeve Web, mirëmbajtje dhe mirëfunksionim të postës elektronike etj.
Tashme prej 5 vitesh Zero One 2020 shpk operon dhe në fushën e programimit, ofron programe zhvillimi të ndryshmë si: programe bari, hotelesh, programe për fasonerit, programe menaxhimi të personalizuar sipas kërkesës së klientit, ndërtimin e faqeve Web, konfigurim serverash fizik apo edhe Servera Cloud, konfigurime të telefonisë digitale, PBX system, shërbim VoIP, platforma VoIP-i etj.
Pas shumë përpjekjeve arritem që të bënim pjesë të strukturës sonë edhe shërbimin e internetit. Zero One 2020 shpk ofron shërbim interneti të dedikuara për bizneset. Profili i kompanisë tonë është i orientuar drejt kualifikimit, shërbimit, performancës, sigurisë. Rrjedhimisht, teknologjia që kemi përdorur në shërbimin e internetit është fjala e fundit, fibra optike. Kjo teknologji garanton performancë të shkëlqyer, stabilitet, komunikim me shpejtësi të lartë në Internet dhe DATA.
